Pas humbjes së Interit, Wanda Nara provokon në rrjete sociale

Pas humbjes së Interit, Wanda Nara provokon në rrjete sociale

14:51, 10/02/2021

Gruaja dhe agjentja e futbollistit Mauro Icardi, Wanda Nara ka një tendencë për të ndarë përmbajtje ku fshihet një mesazh pas tyre.

Kështu dhe ditën e djeshme pas humbjes së Interit në ndeshjen me Juventues, modelja ka publikuar një mesazh që shumë nga ndjekësit e saj e kanë përkthyer si një provokim ndaj Interit.

Pas pëlqimit të postimit të Cristiano Ronaldos duke festuar nga Icardi, Wanda ka publikuar disa foto nga sfondi i qytetit me dëborë.

 "Sot e gjithçka e bardhë dhe unë në të zezë" shkroi modelja krahas fotos publikuar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco