Planifikonte ta kishte në klip, Ardian Bujupi i tronditur nga vdekja e modeles

Planifikonte ta kishte në klip, Ardian Bujupi i tronditur nga vdekja e modeles

14:20, 10/02/2021

Modelja Kasia Lenhardt ka ndërruar në moshën 25 vjeçare.

Mediet gjermane mëngjesin e sotëm njoftuan se modelja Kasia vdiq në rrethana ende të dyshimta.

Kjo ngase policia fillimisht treguan vetëm se ajo ishte gjetur pa shenja jete.

 

Por, këngëtari Ardian Bujupi përmes një postimi ka bërë të ditur se njihej me Kasian dhe tha se ajo ka kryer vetëvrasje.

Ai tha se kishin në plan të xhironin një klip së bashku, ndërsa ka disa fjalë rreth asaj se çfarë mund ta ketë shtyer të bëjë vetëvrasje.

“Nuk mund ta besoj dhe ende duhet të merrem me të! Kasia ka vdekur dhe ka kryer vetëvrasje. Kemi biseduar çdo ditë në ditët e fundit për videoklipin e ri që dëshironim të xhironim së bashku. Ajo ishte plot energji dhe besim. Përveç asaj që ndodhi, a i keni shqetësuar njerëzit që ju gjykojnë në këtë shoqëri ngacmuese. Diçka duhet të ndryshojë! Ne duhet të ndryshojmë, le të jetë vdekja e saj një mësim si me Princeshën Diana !!! Pusho në paqe o engjëll”, shkruan këngëtari.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Ardian (@ardianbujupi)

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco