Tronditje për mbrojtësin e Bayern Munichen: 8 ditë pas ndarjes, ish e dashura e tij gjendet e vdekur

Tronditje për mbrojtësin e Bayern Munichen: 8 ditë pas ndarjes, ish e dashura e tij gjendet e vdekur

13:15, 10/02/2021

 Një lajm tragjik për mbrojtësin e Bayern Munichut Jerome Boateng: ish e dashura, Kasia Lenhardt, u gjet e vdekur në apartamentin e saj në Berlin.

Trupi i vajzës e cila ishte vetëm 25 vjeç u gjet e pajetë nga policia. 

Të dy u ndanë në fillim të këtij muaji pas një vit e gjysëm lidhje, Jerome shkroi në Instagram:

''Siç është shkruar dhe në media unë i kam dhënë fund marrëdhënies me Kasia Lenhardt. Tani e tuje ne do të ndjekim rrugët tona. I kërkoj falje të gjithëvë që kam lënduar sidomos ish- të dashurës time Rebecca dhe fëmijëve tanë. Edhe unë jam i zhgënjyer nga vetja. Një burrë duhet të marrë përgjegjësinë dhe të veprojë në interes të familjes së tij dhe unë po e bëj tani. Kasias i uroj më të mirën.'' 

Kasia Lenhardt u bë e famshme në 2012 pas pjesëmarrjes së saj në shfaqjen televizive të Gjermanisë Next Top Model.

Lajmin tragjik të vdekjes e ka konfirmuar dhe kolegia e saj  modelja Sara Kulka, e cila shkori në Instagram:

 "Pusho në paqe. Më mungon dhe do të doja të të thosha lamtumirë. Shpresoj ta gjesh paqen dhe e shpresoj që e vërteta të dalë, unë e di se sa ti dëshiroje ta jetoje jetën. Nuk do të harroj kurrë. Ngushëllimi familjes . "

Policia nuk po e trajton vdekjen e modeles si të dyshimtë.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco