Një këngë plot mall dedikuar kohërave të vjetra/ Adhurim Demiri flet për projektin e tij më të ri

Një këngë plot mall dedikuar kohërave të vjetra/ Adhurim Demiri flet për projektin e tij më të ri

11:18, 10/02/2021

Mëngjesin e sotëm, në një lidhje me ‘Skype’ në emisionin ‘Kafe Shqeto’ në Syri Tv, ishte i ftuar këngëtari Adhurim Demiri, i cili aktualisht është i vendosur në Vienë të Austrisë, bashkë me familjen e tij.

Këngëtari, tregoi se aktualisht po punon për një projekt të ri dhe për këtë ka zgjedhur të punojë gjatë natës, pasi vetë nata për këngëtarin do të thotë më shumë qetësi.

Një nga këngët e fundit të tij është ‘Mall Bulevardi’, një këngë që tregon mall për vendin e tij, dhe që po njeh mjaft sukses pas publikimit të saj.

‘Kënga është një letër dashurie ndaj Tiranës, por pa përjashtuar dhe njerëzit. Unë tirans nuk jam por ja çun Tirone, jam lindur dhe rritur në Tiranë. Ne dikur, në rininë tonë që e dogjëm në atë bulevard, i kërkuam Tiranës një nder, një borxh që të na rriste, edukontev,sot e ndjenim ne si borxh t’ja kthenim këtë mirënjohje Tiranës. Ajo është një këngë epos, më shume se një këngë e radhës. Mendoj se kemi goditur mirë me këtë projekt.”

“Kam marrë mijëra mesazhe edhe nga njerëz të panjohur. Shumë lot gjithashtu”, shtoi ai.

I pyetur në lidhje më këtë rikthim në skenë dhe planet që ai ka , Adhurimi u shpreh:

Unë pata një intervistë dhe kam dhënë një deklaratë që do të vij me një album në Maj, por miqtë e mi më thanë mos u kthe me një album, sill këngë të njëpasnjëshme dhe ti do të kesh më shumë kohë të merresh me këngët por edhe publiku do të ketë më shume kohë për t’i shijuar ato.”

Gjithashtu, Adhurimi nuk përjashtoi disa bashkëpunime të mundshme, ku një nga emrat ishte Renis Gjoka, por nuk përjashtoi as mundësinë e një bashkëpunimi me një reper të ri.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco