Borati hap sherr me 'heronjtë' e pandemisë!

Borati hap sherr me 'heronjtë' e pandemisë!

06:45, 10/02/2021 Nga Erion Dasho

Në kushtet kur pandemia ka marrë përmasa kërcënuese, numri i rasteve shtohet përditë dhe numri i vdekjeve (pjesa e deklaruar) po shkon rrezikshëm drejt majave të arritura në dhjetor, Borati dha një lajm të papritur: "Mjekëve do tu ndalohet dypunësimi në shtet dhe në privat".

Në fakt, nuk është hera e parë që tentohet një masë e tillë. E kanë tentuar disa ministra para Boratit (asnjë kryeministër nuk ka hyrë në këtë diskutim, me të cilin duhet të merren shefat e pavionëve apo maksimumi drejtorët e spitaleve), dhe nuk kanë arritur gjë. Rezistenca e mjekëve ka qënë aq e fortë, sa gjithmonë ministrat kanë dalë të humbur.

Për të qenë të ndershëm, duhet pranuar se jo gjithçka bëhet në përputhje me rregullat dhe ligjet. Një mjek largohet nga puna disa orë para përfundimit të orarit zyrtar. Një mjek tjetër referon pacientët nga spitali publik drejt privatit. Por në fund të fundit këto "marifete" duhet të peshohen përballë gangrenës së madhe, rryshfetit që merr pjesa më e pandërgjegjshme e bluzave të bardha. Dhe gangrenës akoma më të madhe, spitaleve publike pa mjekë!

Me lëvizjen e fundit, muajit të mjaltit midis Boratit dhe "heronjve" po i vjen fundi.

"Heronjtë" nuk janë vetëm ata qingjat që rrinë urtë, pranojnë karamele e tufa me lule dhe ofrojnë imazhin e vet për komedinë e vaksinimit "Air Albania".

"Heronjtë" më shumë se një herë kanë "ngrënë" kokat e ministrave që kanë tentuar të luftojnë punësimin në privat.

Atëherë pse duhej kjo masë? Pse sot?

Propozimi kundër dypunësimeve është qartazi i planifikuar me një qëllim të mbrapsht nga ekipi i PR-it të Boratit.

Në rastin më të mirë për "heronjtë", Boratit thjesht i duhet pak zhurmë të tërheqë vëmendjen nga situata e rënduar e epidemisë.

Në rastin më të keq, Borati është duke inskenuar përplasjen e radhës për t'u lënë "heronjve" në dorë faturën e dështimit.

Koha do ta tregojë të vërtetën!

Ndërkaq Borati ja doli që njerëzit të flasin për këtë përçartje dimërore, duke harruar rekordin me 1,239 të diagnostikuar dhe pothuajse rekordin me 16 të vdekur.

Nuk duhet të ankohemi për këtë! E meritojmë!
 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco