‘Po silleni si eskortë’, plas keq në ‘Përputhen’, Atdheu largohet nga emisioni

‘Po silleni si eskortë’, plas keq në ‘Përputhen’, Atdheu largohet nga emisioni

20:44, 09/02/2021

Një koment i Arjan Konomit e më pas një koment tjetër nga Antonela, bëri që Atdheu të largohej nga studio e “Përputhen” në puntatën e sotme.

“Nisur nga Andi sot, por është e përgjithshme. Ju jeni këtu për të krijuar një lidhje më këto vajza. Keni 6 muaj që silleni si eskortë. Sikur jeni djem me pagesë që ju marrin nëpër takime”, tha Arjani nisur nga fakti që Andi doli në takim me dy vajza brenda javës.

Pas kësaj një debat i ashpër nisi mes Atdheut dhe Antonelës pasi kjo e fundit e përmendi se refuzoi takimin me Ledjanën se kishte një takim me një vajzë dhe donte t’ja jepte si shembull Andit.

Antonela: Doja të sillja një shembull që Atdheu u kritikua se refuzoi Ledjanën, kur realisht kishte takim me një vajzë tjetër dhe e refuzoi për atë qëllim. Doje të sillje atë qëllim.

Atdheu: Nuk ka të bëjë po mos e hap si temë se e kam sqaruar me Ledjanën. Pse ta anashkaloj Ledjanën për një vajzë tjetër, s’jam ashtu lloj barboni unë?

Antonela: Ça ka lidhje barbonlleku këtu?

Atdheu: Pse këtij i lejohet të dalë me dy goca e mua jo.

Antonela: E ke trurin këtu apo jo?

Gjatë debatit, Antonela i tha Atdheu “O kafsha”. Atdheu u çua i ofenduar nga karrigia dhe tha se nuk duron dot të tilla ofendime si “Eskortë, kafshë”.

Antonela: O kafsha…

Atdheu: Mos më thuaj mua kafshë, e pasjellshme.

Antonela: Ok më fal, u bëra e sjellshme tani?

Atdheu: Kjo të thotë kafshë, ai tjetri eskortë, ça u bë këtu… (del nga studio)

Pas tij dolën edhe djemtë e tjerë duke shkaktuar një rrëmujë të madhe.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco