Gjatë trasnmetimit të 'Përputhen Prime’ Lejdana reagoi shumë ashpër ndaj produksionit të ‘Përputhen’.
Kjo, pasi në emision u transmetua një pjesë nga takimi i saj me Mevlanin, pjesë në të cilën Ledjana mendonte se kamerat ishin të fikura.
Gjate këtij minutazhi, Ledjana dukej mjaft e afërt me Mevlanin, teksa rrinin të përqafuar.
Ledjana, tha se ky xhest ishtë një 'futje pas shpine’ nga produksioni, dhe ndërkohë moderatorja Bora Zemani i sygjeroi të largohej, meqë po ngre këto akuza të rënda për programin.
Ndërsa, ditën e djeshme në ‘Përputhen’, Ledjana u shpreh se do të largohet disa ditë nga programi.
Sipas saj, i duhet kohë për të marrë veten dhe për t’u përshtatur.
Ndërkohë, Melisa, i kërkoi falje nëse arsye për këtë janë bërë debatet e shumta që ato kanë pasur me njëra-tjetrën.
© SYRI.net