Revista prestigjioze “Vogue” ka vlerësuar stilin e veshjes së Dua dhe Rina Lipës, përkrah emrave të njohur të show bizit botëror.
Në artikullin e shpërndarë me titull “Instagramet më të mira për modë gjatë kësaj jave: Dua Lipa, Kim Kardashian, FKA Twigs dhe të tjerë”, “Vogue” ka përmendur edhe motrat me prejardhje shqiptare, Lipa.
“Dua Lipa ka kaluar një javë të zjarrtë mode. E rrethuar nga palma, ajo na tregoi një veshje po aq të butë me një fustan të gjelbër të rrafshët me prerje të lëngshme”, ka shkruar revista për yllin e njohur të muzikës pop.
© SYRI.net