Një ‘Freestyle’ e tij u bë virale në gjithë botën.
Reperi Don Xhoni ka arritur një tjetër sukses në karrierë, por, kësaj radhe nuk po flasim për një arritje në nivel kombëtar, shkruan Syri Kosova.
Fjala është për ‘shpërthimin’ e tij në rrjetin social Tik Tok.
Deri më tani, janë bërë mbi 100 milionë shikime me hashtagun #donxhoni, duke e kthyer reperin kosovar në yll të këtij rrjeti dhe muzika e tij po dëgjohet në gjithë botën.
Interesimi për të ka reflektuar edhe në Instagram, ku ai kaloi shifrën e 400 mijë ndjekësve.
© SYRI.net