Mbrëmjen e kaluar ishte i ftuar në ‘Shiko kush luan’ edhe këngëtari Genc Salihu, i cili nuk ju shpëtoi dot sfidave të programit si dhe pyetjeve pikante.
Në një prej sfidave, Gencit iu risoll në vëmendje roli i tij në filmin “Martesa” ku ai është puthur në buzë me një mashkull, skenë e cila është komentuar shumë nga mediat.
I pyetur se me cilin mashkull tjetër të famshëm shqiptar do e ripërsëriste atë skenë, Genci tha emrin e Ledri Vulës pa u menduar shumë.
Ndërsa ndër të tjera ai tregoi se vite më parë ishte shumë i dashuruar me këngëtaren Ledina Çelo, e cila i pëlqente atij fiziziksht dhe do të donte një skenë erotike me të.
© SYRI.net