Shkallët e suksesit s’po kanë mbarim për Taynën

Shkallët e suksesit s’po kanë mbarim për Taynën

14:02, 15/01/2021 Nga Erdonit Hoxha

Reperja Tayna po bëhet çdo ditë e me e suksesshme.

Ajo erdhi në skenën muzikore për të treguar se çka nënkupton ta nisësh prej zeros dhe të mos mundesh t’i numërosh sukseset më pas, shkruan Syri Kosova.

Për këtë periudhë kohore sa është pjesë e skenës, reperja solli shumë këngë, secila më hit se tjetra, duke dhënë shembull se si kreativiteti shëndrrohet në punë.

Por, suksesi i saj nuk mbaron me kaq.

Reperja tashmë po shpërthen edhe në tregun botëror muzikor. Në fakt, këtë gjë e bëri që me projektin e parë, pasi, emri dhe zëri u dëgjua deri në Kolumbi.

Mirëpo, së fundmi, me projektin ‘Monna’, një bashkëpunim ndërkombëtar me artistin L’Alegrino, ajo dëshmoi që nuk e ka ndërmend të ndalet, deri të prek ‘qiellin’ e famës, qiell për të cilin shkallët nuk mbarojnë.

Kënga po pëlqehet nga publiku i saj dhe artistit dhe thjesht është një ritëm i bukur për këto ditë të ftohta.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco