Dua Lipa tregon për “Rolling Stone” se serbët kërkuan nga gjyshi i saj të falsifikonte historinë e Kosovës

Dua Lipa tregon për “Rolling Stone” se serbët kërkuan nga gjyshi i saj të falsifikonte historinë e Kosovës

13:08, 15/01/2021

Këngëtarja e njohur shqiptare, Dua Lipa, e cila tashmë ka famë të gjerë ndërkombëtare së fundi ka dhënë një intervistë ekskluzive për revistën prestigjioze “Rolling Stone”.

Dua tha se trashëgimia shqiptaro-kosovare e kishte mësuar atë të mos bëjë kurrë një hap prapa, dhe të luftojë për atë në të cilën ajo beson.

Gjithashtu këngëtarja tha se gjyshi i saj ishte një historian dhe ajo thotë se kur ndodhi okupimi, forcat serbe “donin që ai të rishkruante historinë” për të cilën natyrisht se ai nuk pranoi, “Ai nuk pranoi, dhe ai humbi punën e tij”, rrëfeu Dua.

“Familja e saj është familje shqiptare e Kosovës, refugjatë të konflikteve në Ballkan, dhe të dy gjyshërit e saj ishin historianë”, shkruan Revista Rolling Stone, referuar Dua Lipës.

Kështu që është pjesë e asaj që jam për të qëndruar pranë gjërave në të cilat besoj ”, tha ajo.

Familja e 25-vjeçares u kthye në Kosovë nga Londra kur ajo ishte 11 vjeç, por ajo e kishte të vështirë të përshtatej sepse ishte “vajza shqiptare që fliste shqip me theks anglisht”.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco