Ndjeksës së saj i digjet shtëpia, ja çka bëri Bebe Rexha

Ndjeksës së saj i digjet shtëpia, ja çka bëri Bebe Rexha

09:44, 15/01/2021

Bebe Rexha i dha një mesazh të rëndësishëm një fanses në rrjete sociale.

Këngëtarja shqiptare së fundmi ka bërë një gjest mjaft të ëmbël për një fanse e cila i shkroi për t`i treguar se i ishte djegur shtëpia.

Fansa në Twitter tha se i ishte djegur shtepia por bashkë me të edhe disku i preferuar i saj, “All of My Fault” nga Bebe Rexha.

“Bebe të lutem lexoje këtë, të lutem. Shtëpia ime u dogj këtë të hënë dhe jam e shkatërruar, kam humbur gjithçka dhe kam humbur diskun tim AYF. Unë jam aq e trishtuar sepse ishte i preferuari im, me të vërtetë”, shkroi fansja.

Kurse Bebe sapo pa mesazhin i ktheu përgjigje duke i thënë se ka ende disa disqe “AUF (All of my fault)” në shtëpinë e saj dhe se do t’ia dërgojë një të ri të firmosur.

“O Zot i madh. Unë mendoj se kam një disk AYF në shtëpinë time. Më lër të të dërgoj një. Dhe unë do ta nënshkruaj atë. Më vjen shumë keq për atë ka ndodhur”, shkroi Bebe.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco