Andy Murray rezultoi pozitiv me COVID-19 dhe tani rrezikon të mos jetë në gjendje të marrë pjesë në Australian Open, ngjarja e parë Grand Slam e sezonit.
Sipas raportimeve që vijnë nga shtypi britanik, Murray tashmë është në karantinë i vetizoluar, në shtëpi e tij, dhe është në gjendje të mirë shëndetësore.
Këtë javë Murray duhej të shkonte në Melbourne, për Grand Slamin e parë të vitit, por tani ai do të duhet të shtyjë udhëtimin.
Murray do të mund të niset vetëm kur të jetë plotësisht i sigurt dhe kur t’i jepet leja nga autoritetet përkatëse shëndetësore dhe qeveritare.
© SYRI.net