Dua Lipa në kopertinën RollingStone me fotot gjysmë të zhveshura

Dua Lipa në kopertinën RollingStone me fotot gjysmë të zhveshura

18:41, 14/01/2021

Artistja me prejardhje shqiptare tashme ka filluar këtë vit me një sukeses tejet të madh.

Ajo përpos projekteve muzikore të shumta që ka pasur, është bërë figurë e disa magazinave prestigjioze, ku ajo pozon atraktive si përherë.

Ajo këtë muaj u përzgjodh nga revista “Vogue”, duke zënë vend në kopertinë e saj. Mirë kjo nuk përfundon me kaq. Ajo sot ka vazhduar këtë sukses duke u shfaqur për një tjeter magazin prestigjioze.

Bëhet fjala për revisten e famshme RollingStone, e cila flet për punën dhe suksesin e artisten së njohur si dhe punën e talentuar rreth krijimit te albumit “Future Nostalgia”.

“Ndërsa 2020 mund të ketë qenë viti i Dua Lipa, ishte sigurisht një vit mizor – aq mizor sa që mbase nuk ishte tërheqëse vetëm muzika e saj, por edhe kënaqësia kur pashë një grua shumë të talentuar por shumë të bazuar në mënyrë jopologetike kapi suksesin e saj kur kështu ndryshe ndihet jashtë kontrollit”, ka shënuar RollingStone.

Ndërkohë, sa i përket muzikës së saj, vitin që lamë pas ajo ishte ndër artistet më të dëgjuara në Mbretërinë e Bashkuar dhe anë e mbarë botës duke u shpërblyer kështu edhe me çmime të ndryshme.

Më poshtë do të gjeni foto dhe video të postuara nga “RollingStone”.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco