Kur vjen fjala për vëmendje, këngëtarja shqiptare Bleona Qereti ka treguar se di ta ‘vjëdhë’ gjithmonë atë.
Ajo është mjaft aktive në rrjetet sociale, ku ndan shpesh momente nga përditshmëria e saj me fansat.
Së fundmi, këngëtarja ndau përsëri një foto me ndjekësit, me të cilën arriti të tërheqë vëmendjen e të gjithë ndjekësve.
Ajo pozoi e veshur me të zeza, teksa mbante një këmishë mjaft transparente e cila nuk i linte aspak vend imagjinatës.
“Poshtë në tok / art në kodra”, ka shkruar Bleona në mbishkrimin e kësaj fotografie,e cila u komentua shumë nga ndjekësit.
© SYRI.net