Shtyhet përsëri publikimi i filmit “No Time to Die”

Shtyhet përsëri publikimi i filmit “No Time to Die”

09:11, 13/01/2021

Dalja përfundimtare e Daniel Craig si 007 është shtyrë sërish.

Data e lansimit të “No Time To Die” thuhet se do të shtyhet përësi, shkruan Daily Mail.

Filmi aktualisht është planifikuar të dalë më 2 prill, por sipas Carlo Lambregts ai do të shtyhet për në nëntor.

Raportohet gjithashtu se partnerët promovues tashmë janë informuar se dalja përfundimtare e Daniel Craig është gati të ndryshojë datat e lansimit.

Pavarësisht pretendimeve nga Lambregts, thuhet se derisa është folur për shtyrje të publikimit, nuk është vendosur ende një date e re.

Por, thuhet se data e re e publikimit do të jetë në vjeshtë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco