Vetëm pak ditë më parë, ylli i TikTok, Ava Louise, hapi thashethemin në rrjetin social TikTok, se Kanye West dhe Jeffree Star kanë pasur një romancë disa mujore së bashku.
Pas këtij pretendimi, rrjeti u mbush me lajmë mbi tradhëtinë e mundshme të Kanye me grimierin Jeffre Star.
Pas bujës në mediat e huaja, Ava ka bërë me dije se menaxheri i saj ka marrë një letër nga kompania e Kris Jenner – Jenner Communications.
Në letrën e siguruar nga Daily Mail thuhet se Louise duhet të ndalojë së akuzuari Kim dhe Kanye përndryshe do të përballet me sanksione ligjore.
Ava ka pranuar që thashethemet e saj të pabazuara, të paverifikuara ishin krejtësisht të sajuara.
“Thjesht mashtrova gjithë botën për të folur sërish për mua, sepse isha shumë e mërzitur. Ne të gjithë u argëtuam, apo jo? Ju jeni të mirëpritur për memet.“, është shprehur ajo.
Vetë Star dhe burime pranë familjes Kardashian kanë mohuar të kenë patur një lidhje. Përsa i përket reperit West nuk ka reaguar deri më tani.
© SYRI.net