Një muaj më parë, Sara Hoxha dhe Ledri Vula u bënë prindër për herë të parë.
Ato u bënë prindër të një vajze të cilës i vunë emrin e veçantë ‘Poem Blu’.
Prej lindjes së saj, Ledri dhe Sara nuk i kanë kursyer, duke i ndarë me publikun, momentet e bukura dhe të ëmbla që kanë kaluar me vogëlushen e tyre.
Madje, ato i kanë hapur vogëlushes një llogari në Instagram nga ku ndajnë foto dhe video nga përditshmëria e saj.
Së fundmi, në llogarinë e Pom Blu në Instagram u publikua një video tepër e ëmbël dhe gazmore e saj.
Në videon në fjalë, vogëlushja shfaqet e përgjumur, duke buzëqeshur.
“Kur po vdes për gjumë por dikush thotë diçka për të qeshur", kanë shkruar Sara dhe Ledri krahas videos.
© SYRI.net