Kamala Harris në kopertinën e Vogue, rrjeti shpërthen ndaj revistës

Kamala Harris në kopertinën e Vogue, rrjeti shpërthen ndaj revistës

21:16, 11/01/2021

Në numrin e muajit shkurt të revistës Vogue në kopertinë do të jetë Kamala Harris, zëvendës presidentja e Amerikës.  Por pas publikimit të imazhit që postoi Vogue në Instagram, rrjeti zemëruar ndaj asaj që vunë re.

Harris ishte e veshur me një kostum të Donald Deal dhe atlete Converse duke qëndruar përpara asaj që dukej të ishte një perde rozë saten e varur në një mur të gjelbër.

Por ndjekësit në rrjete e kanë quajtur foton “një rrëmujë e larë e një kopertine”, të cilët dyshojnë se Vogue ka zbardhur lëkurën e Harris kur editon imazhin.

Por këtë editimin Vogue e mohon. Shumë njerëz kanë komentuar duke thënë se ngjyra e fytyrës së Harris në kopertinë nuk është ajo që Harris ka në të vërtetë.

Njerëzit e përshkruajnë foton si “amatore”, “mosrespektuese” dhe “raciste”.

Kujtojmë se kjo nuk është hera e parë që Vogue akuzohet nga njerëzit si një revistë raciste pasi dhe në lëvizjen “Black lives matter” vitin e kaluar revista nxorri fotografi të papërshtatshme dhe që u cilësuan si të pandjeshme ndaj atij komuniteti./Burimi:The Guardian/Pershtati:K.H/Syri.net./

 

 

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco