Lokali ia pa sherrin Ritës, rrezikon të mbyllet pasi ajo festoi ditëlindjen ilegalisht

Lokali ia pa sherrin Ritës, rrezikon të mbyllet pasi ajo festoi ditëlindjen ilegalisht

11:39, 11/01/2021

Mediat e huaja kanë raportuar të rejat e fundit lidhur me dëmin që ka shkaktuar këngëtarja.

“Casa Cruz”, një vend luksoz për ahengje midis “Notting Hill” dhe “Holland Park”, mund t’i hiqet licenca e punës pasi organizoi festën e 30 vjetorit të lindjes së Rita Orës në mënyre të paligjshme.

Sipas “Daily Star”, një kërkesë e bërë nga policia kërkon të heqë licencën e restorantit për veprimet e tij. Nëse është e suksesshme kërkesa do ta linte “Casa Cruz” të paaftë për të luajtur muzikë ose për të shërbyer alkool.

Rita shkaktoi zemërim publik duke thyer rregullat e bllokimit për festën e saj më 26 nëntor, ku morën pjesë të famshëm duke përfshirë Cara dhe Poppy Delevingne.

Dokumentet zyrtare të Policisë pretendojnë se festa e Ritës ishte në shkelje të rregulloreve të kufizimeve të koronavirusit në fuqi në atë kohë dhe shkelje të kushtit të licencës së lokaleve. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco