Pas thashethemeve për Andin dhe Melisën, reagon Tea: Duan të na përçajnë

Pas thashethemeve për Andin dhe Melisën, reagon Tea: Duan të na përçajnë

09:23, 11/01/2021

Kohët e fundit, në rrjet kanë qarkulluar thashetheme të ndryshme se Andi dhe Melisa kanë pasur diçka bashkë, madje kanë kryer marrëdhënie seksuale, dhe sipas Fationit egzistojnë foto të dyshes në shtrat.

Mirëpo, me sa duket, Tea nuk është e shqetësuar për thashethemet e fundit për Melisën dhe Andin. 

Gjatë “Përputhen Prime”, Tea tha se beson tek Andi dhe ato të dy po konsolidohen si çift.

"Andi është një person që për momentin ka shumë vëmendje dhe po konsolidohet deri diku me mua në sytë e publikut. Njerëzve u duket shumë interesante që të na përçajnë ose të marrin vëmendje nga ne të dy. Gjithashtu unë ja kam nxjerrë çik namin Andit si qejfli", tha Tea.

Por a ndjehet Tea e kërcënuar nga Melisa?!

“Melisën e kam ndjerë si kërcënim aq sa kam ndjerë Anën deri diku”, u përgjigj Tea, duke lënë të kuptohet qartazi se thashethemet që po qarkullojnë, nuk e trembin aspak.

Image

Image

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco