Olta Boka ndan ‘hallin’ e mëmësisë me ndjekësit

Olta Boka ndan ‘hallin’ e mëmësisë me ndjekësit

14:24, 10/01/2021

Këngëtarja Olta Boka pak muaj më parë solli në jetë një vajzë, të cilën e pagëzoi me emrin Gaia.

Gjatë kësaj periudhe që po shijon mëmësinë, Olta nuk i ka kursyer aspak fotot me të voglën e saj dhe as dedikimet për të.

Së fundmi, këngëtarja tregoi se e ka të vështirë të vërënë gjumë vogëlushen e saj, pas një regresi që përjetoi me gjumin.

Ajo pyeti ndjekësit nëse kanë të njëjtin problem me gjumin e fëmijëve të tyre, duke kërkuar këshilla nga ata.

“Më parë Gaia arrinte të flinte edhe vetë, por pasi përjetuam një regres gjumi, e kemi të vështirë vënien në gjumë,”– shkroi Olta Boka duke ndarë problemin e saj me fansat në Instagram.

Edhe pse nuk i kursen fotot me Gaian, këngëtarja akoma nuk ka publikuar një foto portret të vajzës, duke zgjedhur ta mbajë atë larg kamerave dhe ndjekësve.

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco