'Isha shumë e mërzitur'/ Ylli i TikTok-ut  pranon se sajoi thashethemin se Kanye tradhëtoi Kim-in me Jeffree Star

'Isha shumë e mërzitur'/ Ylli i TikTok-ut pranon se sajoi thashethemin se Kanye tradhëtoi Kim-in me Jeffree Star

10:22, 10/01/2021

Vetëm pak ditë më parë, ylli i TikTok, Ava Louise, hapi thashethemin në rrjetin social TikTok, se Kanye West dhe Jeffree Star kanë pasur një romancë disa mujore së bashku.

Vetëm pak minuta pas këtij pretendimi, rrjeti u mbush me lajmë mbi tradhëtinë e mundshme të Kanye me grimierin Jeffre Star.

Ky i fundit, me sa duket, e shijoi faktin që emri i tij po lakohej në lidhje me divorcin e Kim dhe Kanye, pasi nuk e mohoi një thashethem të tillë.

Ndërsa së fundmi, Ava Louise, pranoi se kishte shpikur thashethemet se Kanye West dhe Jeffree Star kishin një lidhje.

 Ava ka pranuar që thashethemet e saj të pabazuara, të paverifikuara ishin krejtësisht të sajuara.

“Thjesht mashtrova gjithë botën për të folur sërish për mua, sepse isha shumë e mërzitur. Ne të gjithë u argëtuam, apo jo? Ju jeni të mirëpritur për memet.“, është shprehur ajo.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco