Robert Berisha prek me statusin për nënën e tij: Pusho e qetë…

Robert Berisha prek me statusin për nënën e tij: Pusho e qetë…

13:13, 09/01/2021

Këngëtari i njohur Robert Berisha ka humbur sot një prej personave më të shtrenjtë të jetës së tij.

Në llogarinë e tij në Instagram, Roberti e ka dhënë vetë lajmin e hidhur se mamaja e tij, Teuta, është ndarë nga jeta.

Këngëtari ka publikuar një fotografi me të ëmën, krahas së cilës zgjedh të mos shkruajë shumë fjalë dhe ta mbajë për vete pikëllimin e madh.

“Pusho e qetë mami jem per ty me shkru kom shum,po e la me kaq  ”

Në fakt, Roberti ka treguar më herët se mamaja e tij Teuta po luftonte prej kohësh me një sëmundje të rëndë.

Madje, që para se të lindte vajza e tij, Renee, e ëma i ishte nënshtruar kimioterapisë ndërsa këngëtari lutej që gjithçka të shkonte mirë dhe ai ta kishte për shumë vite pranë mamanë e tij.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco