‘Më pëlqen të shkruaj për dashurinë, por në një mënyrë s*ksi’

‘Më pëlqen të shkruaj për dashurinë, por në një mënyrë s*ksi’

19:46, 08/01/2021

Revista "Hello" në një intervistë me këngëtaren suedeze, Zara Larsson kur ishte në Londër për të performuar në EMA Awards, ku mori edhe çmimin për Artistin më të Mirë Nordik dhe finalen e Little Mix the Search. Zara e cila është albumi i parë i çertifikuar, mban numrin dy të listës në Spotify, më i transmetuari nga një artiste femër, gjithashtu, ka katër nominime për Çmimet Brit dhe hite të shumta në të gjithë botën, dhe aktualisht po promovon albumin Poster Girl.

"Ndjej që ky album ka shumë nga gjithçka atje. Disa balada të bukura, disa këngë të qeta, argëtuese. Sigurisht, eshte album për moshë më të rritur, pasi albumi im i fundit ishte kur isha një adoleshente dhe tani, unë jam një grua. Pra, jam unë që shkruaj për jetën, dhe jeta është me emocione. Unë mendoj se fokusi im, në përgjithësi, është ndoshta dashuria. Më pëlqen të shkruaj për këtë, por në një mënyrë seksi ".

Zara zbuloi talentin në muzikë për herë të parë në moshën pesë vjeçare, kur mamaja i dha asaj një nga albumet e Carola Häggkvist. "Ajo është idhulli im i parë. Ajo gjithashtu këndon në suedisht, kështu që unë mund të kuptoja se çfarë po thoshte ajo."

Ajo doli ne skenë në moshën dhjetë vjeçare, ku fitoi Talang (2008), versioni suedez i "British Got Talent"./Pershtati në shqip:K.H./Syri.net.

 

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco