Probleme serioze në familjen Beckham

Probleme serioze në familjen Beckham

18:41, 08/01/2021

Familja Beckham janë një nga familjet më të dashura të showbizit kudo në botë.

David dhe Victoria janë prindër të 4 fëmijëve, të cilët janë po ashtu të njohur në rrjetet sociale, teksa duket se edhe ata mund të ndjekin rrugët e prindërve në të ardhmen.

Se fundmi, me veprimin e tyre të fundit mund të humbasin disa pikë, pasi duket se ata kanë thyer rregullat anti-Covid. Mediat britanike raportojnë së fundmi se David dhe Victoria shkuan fshehurazi në Miami, duke shkelur rregullat e rrepta të izolimit për të kaluar natën e ndërrimit të viteve me krushkun e tyre.

E gjithë familja fluturoi me aeroplan privat në Ditën e Krishtlindjes për të shmangur rregullat e vendosura nga Boris Johnson.

Të gjithë festuan Vitin e Ri me të fejuarën e Brooklyn, Nicola Peltz dhe familjen e saj.
Raportohet se familja mund të mos kthehet në Mbretërinë e Bashkuar deri në fund të muajit tjetër. 

Familja nuk ka reaguar por duhet të theksojmë se veprime të tilla nga personazhet publike janë të patolerueshme në shtetet e huaja.

Le të kujtojmë “gjyqin publik” që iu bërë Rita Orës pas thyerjes së rregullave anti-Covid.

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco