Arrestohet reperi i njohur

Arrestohet reperi i njohur

17:17, 08/01/2021

Muzikanti i nominuar për çmimet “Grammy”, DaBaby u arrestua në Los Angeles dhe më vonë u lirua me kusht.

Reperi është arrestuar për posedim të një arme të pa leje, të cilën e mbante të fshehur. Reperi, emri i vërtetë i të cilit është Jonathan Kirk, u arrestua në rrugën Rodeo Drive pasi stafi i dyqanit ‘Gucci’ thirri policinë dhe njoftoi se një person nga një grup burrash mbante një armë në brezin e tij. Oficerët gjetën një pistoletë të mbushur nëntë milimetërshe kur ata bënë një kontroll të Kirk dhe shoqëruesit të tij.

Kirk u mbajt për pak kohë dhe u lirua me kusht duke u gjobitur në vlerë 35,000 dollarë, por që atëherë ka postuar pamje të drejtpërdrejta të studios nga llogaria e tij në Instagram.

Kujtojme se më 2 tetor Dua Lipa ka publikuar versionin e ri të këngës “Levitating” të cilën e solli në bashkëpunim me DaBaby. Ashtu si për çdo këngë tjetër, edhe videoklipi i këtij projekti ishte tepër i mirëmenduar, teksa këngëtarja më e famshme shqiptare dhe reperi i mirënjohur shkëlqyen.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco