VIDEO/ Jeffree Star reagon pas thashethemeve për një lidhje me Kanye West

VIDEO/ Jeffree Star reagon pas thashethemeve për një lidhje me Kanye West

16:50, 08/01/2021

Prej ditësh, lajmi se Kim Kardashian dhe Kanye West janë drejt divorcit është shndërruar në kryefjalën e mediave rozë.

Por, menjëherë pas këtij lajmi, nisën thashethemet e para se reperi është ai që po planifikon të divorcohet nga ylli i “Keeping Up With The Kardashians” pasi e tradhëtoi Kim-in, me grimerin e njohur amerikan.

Nderkohe, Jeffree Star ka reaguar ne lidhje me keto thashetheme. Jeffry postoi një video një kanalin e tij të YouTube, të cilës i vendosi titullin “Sqarimi i situatës me Kanye”, në të cilën ai i quajti akuzat “budallalliku më i madh që kam lexuar ndonjëherë gjatë gjithë jetës sime”.

Në fillim të videos ai u shfaq në garazh teksa shihte meme për të dhe Kanye. 35 vjeçari thotë: “Unë u zgjova dhe telefoni im po plaste dhe unë që po mendoja se çfarë skandali po ndodhte? Sinqerisht nuk kisha asnjë ide.”

Jeffree, i cili aktualisht jeton në Casper, Wyo., tha se ka marrë pafund mesazhe, telefonata dhe kërkesa për prononcim nga mediat në lidhje me thashethemet.

Më pas i mohoi kategorikisht akuzat se ka fjetur me Kanye. “Unë jam beqar. Unë nuk jam duke fjetur me askënd,”-rrëfen ai. “Më pëlqejnë burrat shumë të gjatë. Unë dhe Kanye nuk jemi shoqëruar kurrë, dhe e gjithë kjo është me të vërtetë qesharake.”

E teksa tha se e gjitha kjo ishte një gënjeshtër e madhe dhe e çuditshme, Jeffree kishte rezervuar edhe një “bombë” në deklaratën e tij, pasi tha se nëna e Kim, Kris Jenner, mund të jetë burimi i gënjeshtrës. Jeffree tha: “Nëse Kris Jenner orkestroi tërë këtë gjë, Gëzuar Vitin e Ri vajzë e ëmbël.”

Nga ana tjetër, dy ditë më parë Kim u fotografua duke dalë nga makina e saj teksa ra në sy fakti se ajo e mbante në gisht ende unazën e martesës.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco