Rikthehet Redon Makashi/  Veterani i tingujve prezanton projektin e ri dhe premton disa të tjerë

Rikthehet Redon Makashi/ Veterani i tingujve prezanton projektin e ri dhe premton disa të tjerë

13:42, 08/01/2021

Ditën e sotme në emisionin ‘Kafe Shqeto’ të Syri Tv, nën moderimin e gazetarit Flavio Qarri, ishte i ftuar këngëtari Redon Makashi.

Ndër të tjera, ai foli për krijimtarinë e tij gjatë kësaj periudhe të vështirë pandemike, ku muzika hasi në mjaft vështirësi.

Ai, tregoi se së fundmi ka ardhur me një klip, i cili në fakt është një nga klipet e pakta të tij.

'Më mohove' quhet kënga që zgjodhi të risjellë këngëtari.

Redoni, tregoi se dhe pse i kufizuar nga pandemia, karantinën e ka shfrytëzuar për të sjellë këtë klip, që në fakt vjen me një këngë të vjetër të tij, e sjellë në një version tjetër.

"Kjo si këngë ka ndryshuar shumë, dhe vjen shumë e freskët dhe e re, në një version ndryshe",  tha ndër të tjera Redon Makashi, teksa foli për këtë prurje të re të tij.

I pyetur nga moderatori Flavio Qarri se si ndihet pasi versioni i ri i këngës numëron mijëra klikime në pak ditë, Redoni u shpreh: “Për pak ditë kjo këngë bëri një zhurmë online dhe kjo do të thotë që jemi në hapa të mira, dhe kjo këngë do të pasohet me këngë të reja. Pandemia më solli një album të mirë këngësh."

Flavio: Do të ketë një album nga Redoni?

Redon Makashi: Përveç Redonit, do të ketë dhe '3 Muskutjerët', jam duke punuar paralelisht dhe individualisht edhe me grupin '3 Muskutjerët'.

Flavio: A ka një plan për një koncert nga Redon Makashi?

Redoni: Është albumi dhe koncerti, do të vijnë të bashkangjitur.

Teksa u pyet nga Flavio, mbi natën e ndërrimi të viteve, Redoni tregoi se këtë 31 Dhjetor e kaloi me familjen, si rrallë herë, për shkak të rregullave kundër Covid-19, të cilat kufizuan lëvizjen dhe muzikën live.

Më poshtë, klipi 'Më mohove' (prurja më e re e legjendës së muzikës, Redon Makashi) :

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco