Genta Ismajli paralajmëron një tjetër bashkëpunim ndërkombëtar

Genta Ismajli paralajmëron një tjetër bashkëpunim ndërkombëtar

11:08, 08/01/2021

Pas projektit të saj të fundit, në bashkëpunim me këngëtarin Marseli, këngëtarja e njohur Genta Ismaili ka paralajmëruar një tjetër bashkëpunim.

Ishte vetë këngëtarja ajo që e bëri të ditur këtë lajm, teksa paralajmëroi një bashkëpunim me një këngëtar turk që do të publikohet së shpejti.

Lajmin e konfirmoi vetë Genta, por pa zbuluar emrin e artistit , të cilin me sa duket preferoi ta lërë suprizë për ndjekësit e saj.

Kujtojmë se kënga e fundit e saj në bashkëpunim me Marselin  numëron plot 14 milionë  dëgjimë në platformën e Youtube.

Ndërkohë, burime për “News31” kanë bërë me dije se Ismajli është në përgatitje të albumit të saj të ri dhe po bashkëpunon me producentë të rinj dhe të vjetër. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco