Të bësh para në pandemi, Kylie nxjerr në treg dezinfektuesin me emrin e saj

Të bësh para në pandemi, Kylie nxjerr në treg dezinfektuesin me emrin e saj

09:41, 08/01/2021

Njerëzit kanë gjetur  një mënyrë të re për tv sulmuar Kylie Jenner.

Kjo ndodhi për faktin se Kylie solli në linjën e saj të kozmetikës dezinfektuesin e duarve.

Ata mendojnë se Kylie po tregohet shumë vetjake duke fituar para nga pandemia që i ka marrë jetën miliona njerëzve në mbarë botën, ndaj ata nuk ngurruan ta sulmojnë atë në komente.

“Dezinfektuesi i duarve @kylieskin është këtu!!” 80% alkool, tharje e shpejtë dhe e formuluar me glicerinë për të parandaluar tharjen!”, ishte shkrimi i Kyliet në Twitter.

Një pjesë e njerëzve mendojnë se ky produkt s’ka asnjë lidhje me pjesën tjetër të produkteve të “Kylie Skin”, ndërsa të tjerë thonë se miliarderja duhet t’i shpërndajë falas dezinfektuesit, për t’u ardhur në ndihmë të gjithëve në këto ditë të vështira të përballjes me Covid-19.

Këtë javë, Kylie u përball gjithashtu me kritika të mëdha për udhëtimin e saj në kohë pandemie së bashku me Kris, Kendall dhe vajzën e saj të vogël, Stormi-n.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco