Ana tha se kishte hapur një proces gjyqësor ndaj tij, Arjoni: Nuk ka asnjë…

Ana tha se kishte hapur një proces gjyqësor ndaj tij, Arjoni: Nuk ka asnjë…

14:32, 07/01/2021

Vetëm pak javë më parë, një foto e Anës dhe Arjonit të ‘Përputhen’, nga shtrati,bëri xhiron e rrjetit për shumë ditë.

Ana pretendoi se ajo ka shkuar në shtëpinë e Arjonit për t’i ofruar ndihmë dhe se ai e kishtë bërë këtë foto pa dijeninë e saj, ndërkohë që Arjoni pohonte të kundërtën.

Ana, ndër të tjera, u shpreh se tashmë kishte hapur një process gjyqësor.

Fotoja binte ndesh me rregullat e programit, çfarë bëri që dyshja të përjashtohej nga programi.

Këtë të dielë, në program ishte e ftuar Ana, e cila u konfilktua me Sindin, për shkak se kjo e fundit ishte shprehur se besonte versionin e Arjonit më shumë se asaj.

Gjatë këtioj konflikti, Ana i’u drejtua Sindit:  “Kur të marr një përgjigje nga organet kompetente do të vij këtu dhe do të ta përplas në fytyrë ty atë letrën”.

Nisur nga gjithçka që ndodhi, një nga ndjekësit e pyet Arjonin:Kur do të të japë gjykata ty të drejtë, merre Sindin edhe përplasjani dokumentin në surrat atyre të tjerëve”.

Ndërkohë, përgjigja e Arjonit i ka shokuar të gjithë: “Jam paraqitur bashkë me avokatët e mi tek zyrat, por deri tani kundrejt meje nuk ka asnjë procedim penal”.

Image

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco