Pas trazirave në Washington reagojnë disa personazhe të famshëm

Pas trazirave në Washington reagojnë disa personazhe të famshëm

11:53, 07/01/2021

Pas trazirave në Washington, në ndërtesën e Capitol Hillit të SHBA-së kanë reaguar edhe disa nga yjet botërorë të muzikës.

Në këto trazira humbën jetën 4 persona dhe u arrestuan dhjetëra të tjerë.

Menjëherë pas trazirave, shpërthyen reagimet në rrjet, ku nuk munguan as reagimet nga perzonazhe të famshëm si  Kutcher, Pink, Jason Isaacs, Sarah Jessica Parker, Karlie Kloss, etj.

“Mbështetni tranzicionin paqësor të pushtetit”, deklaroi Kutcher në një postim në Twitter.

Ylli i muzikës pop, Pink, u tha fansave se është ‘e turpëruar’ për ngjarjet që ndodhën në Capitol Hill, duke shkruar, “Si një qytetare e Shteteve të Bashkuara dhe vajza e dy veteranëve, e motra e një tjetri, unë kam turp për atë që po ndodh në Uashington. Hipokrizi, turp, siklet. Kjo është një ditë e trishtuar për Amerikën”.

Për më tepër, aktori i “The Patriot”, Jason Isaacs, ishte midis atyre që vunë në dukje standardin e dyfishtë në lidhje me protestat rreth vdekjes së George Floyd nga një oficer policie të Minneapolis më 25 maj dhe për atë se çfarë ndodhi të mërkurën.

Ndërkohë, ylli i “Sex and the City”, Sarah Jessica Parker, theksoi se shkelja e Kapitolit ‘nuk është një befasi’.

“E paimagjinueshme. E turpshme. Tronditëse. Por jo befasi”, shkroi ajo, “Kaq shumë për të mbajtur përgjegjësi. Ju e dini kush jeni. Ju hodhët poshtë retorikën e dhunshme, përçarëse, mizore. Ju bëtë justifikime. Ju nuk jeni udhëheqës. Ne do të përpiqemi të rindërtojmë. Ju do të përpiqeni të jetoni me veten tuaj”.

“Pranimi i rezultateve të zgjedhjeve të ligjshme demokratike është patriotike. Refuzimi për ta bërë këtë dhe nxitja e dhunës është anti-amerikane”, shkroi Kloss në një postim të ndarë në rrjete sociale.

Përveç atyre në Hollywood, shumë ligjvënës kanë dënuar aktet e protestuesve në Kapitol të mërkurën. 

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco