Tronditi fansat me pamjen e tij, mendohet se Weeknd e kishte si thumb ndaj ish të dashurës së tij Bella Hadid

Tronditi fansat me pamjen e tij, mendohet se Weeknd e kishte si thumb ndaj ish të dashurës së tij Bella Hadid

10:48, 07/01/2021

The Weeknd tronditi fansat një ditë më parë pasi u shfaq në videoklipin më të ri me proteza të ekzagjeruara, ku dukej se imitonte personat me operacione plastike, për të cilat fansat mendojnë se i drejtohen ish-të dashurës, Bella Hadid. Supermodelja ka mohuar vazhdimisht akuzat për operacione plastike. Ish-çifti nisi të dilte në 2015 dhe u nda një vit më vonë, për t’u rikthyer së bashku në 2017-ën.

Në 2019, vetëm disa javë pasi u ndanë Hadid dhe artisti kanadez patën një përplasje në klubin e natës Catch One.  Raportohet se modelja u largua pasi u shfaq ish-i i saj, dhe mesa duket ky është incidenti për të cilin i referohet këngëtari në këngë. Sidoqoftë, fansat janë të ndarë në lidhje me faktin nëse “Save Your Lots” ka të bëjë me Hadid apo Selena Gomez, gjithashtu ish e dashura e tij.

Disa pretendojnë se vajza që interpreton në klip ka një ngjashmëri me Gomez. Gjithashtu, duket se artisti ironizon dhe çmimet Grammy pasi në një pjesë të klipit, ai merr një trofe dhe e përplas në tokë. Ky reagim vjen pasi kanadezi nuk u nominua për asnjë çmim ndërsa hodhi akuza ndaj organizatorëve të eventit se janë të korruptuar.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco