Pasi të pajtojë Greqinë me Turqinë, ‘djali asllon’ do pajtojë Noizin me Stresin...

Pasi të pajtojë Greqinë me Turqinë, ‘djali asllon’ do pajtojë Noizin me Stresin...

10:06, 07/01/2021

Gazetari Enkel Demi, përmes një postimi në facebook ka komentuar me doza ironia zhvillimet më të fundit, ku është përfshirë kryeministri Edi Rama, si në politikën e brendshme ashtu edhe atë ndërkombëtare.

Demi me humor shprehet se pasi të pajtojë Greqinë me Turqinë, ‘djali asllon’ do duhet të pajtojë Noizin me Stresi, Kimin me Kanye Ëest dhe  një sërë shembujsh të tjerë personazhesh që nuk shkojnë ‘mirë’ me njëri tjetrin.

“Pasi të pajtojë Greqinë me Turqinë, djali asllon do të pajtojë Albanon me Rominën, Lulin me Jozefinën, Meron me doktorin, Kimin me Kanye Ëest, Noizin me Stresin, Çucin me gazin lotsjellës, Ardi Veliun me pasqyrën, Tunën me zogun, Taon me sapunin, Kinën me Tajvanin, Galianin me golin e Muntarit, shqiptarët me Suden, gjizën me bakllavanë, Nasipin me socialistët..”, shkruan Demi në facebook.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco