‘Mos o Kujte se nuk mbajmë dot më’/ Shpëtim Saraçi fjalë prekëse për humbjen e Kujtim Prodanit

‘Mos o Kujte se nuk mbajmë dot më’/ Shpëtim Saraçi fjalë prekëse për humbjen e Kujtim Prodanit

16:35, 06/01/2021

Ndarja e parakohëshme nga jeta e kantautorit të njohur, Kujtim Prodani, nga virusi i rrezikshëm Covid-19, ka prekur së tepërmi artistët.

Prodani humbi betejën Covid-19 në moshën 57 vjeçare.

Miku dhe kolegu i tij Shpëtim Saraçi është shprehur se është shkatërruar nga ky lajm, në këtë fillim të vitit të ri.

Në mesazhin e tij në Facebook, Saraçi i ka çuar ngushëllimet e tij familjarëve.

“Mos o Kujte se nuk po mbajme dot më.

Ishe kaq shok i mire sa mbase jo te gjithe te njoften….

Nuk gjej fjale te shkruaj e duart me dridhen fort…..

Ta dish edhe ne na e shkaterrove kete fillim viti.

Pusho ne paqe o shok i mire prane prinderve te mrekullueshem…

Ngushellimet me te sinqerta familjes….

R.I.P”, shkruan Saraçi.

 

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco