‘Frymën ta marr po desha e zemrën ta ndal’/ Kujtim Prodani i këndoi virusit që i mori jetën

‘Frymën ta marr po desha e zemrën ta ndal’/ Kujtim Prodani i këndoi virusit që i mori jetën

15:38, 06/01/2021

Një lajm i trishtë për vdekjen e këngëtarit të njohur Kujtim Prodani, i hidhëroi të gjithë pasditen e sotme.

Këngëtari, ishte i shtruar në spitalin e Sanatoriumit, ku po kurohej nga Covid-19, pas disa komplikacioneve që kishte shfaqur.

Fatkeqësisht, ai e humbi betejën me koronavirusin, dhe familja e tij, ndau pak minuta më parë lajmin e trishtë të vdekjes.

Kujtim Prodani, ngelet një nga emrat më të njohur të muzikës shqiptare, i cili krijoi vepra që do të jetojnë shumë gjatë mes nesh.

Gjatë karantinës, Kujtim Prodani, shfrytëzoi kohën e lirë, për të krijuar një tjetër vepër të tij.

Bëhet fjalë për një këngë dedikuar koronavirusit, të cilën këngëtari e publikoi në Prill të vitit të kaluar, pa e ditur, se ky virus i tmerrshëm, të cilit i dedikoi vargje dhe nota muzikore, do t’i merrte jetën.

‘Ju flet Corona’ e titulloi ai këngën kushtuar virusit që si për ironi të jetës, mbasditen e sotme, i mori jetën:

Teksti:

"Askush nuk ta mësoi si thyhet befas jeta

Ditënatën ta jetosh në grimca pafundësie

As dashurinë ta ndash në vakte racionale

Më kot përpiqesh, nuk gjen dot manuale.

I mësove të gjitha si në lojra fëmijërie Patinat e kuqe në park, xhirot larg në Mars!

Trenin, avionin, raketat dhe poezitë Të gjitha i mësove, përmendësh, natyrisht.

E tani, rregulloren e vetmisë studion I flakur në shtrat gjersa mendja fiket

Formulat magjike ti sjell ndërmend

Të zbulosh, në dëshpërim, prej meje si iket

. Dhe unë të shoh nga larg, të shoh edhe nga afër

Ashtu të trembur si në klasën e parë Hyj brenda teje, syrin t’shkel si gringo

Frymën ta marr po desha e zemrën ta ndal!

Por frymën ma ndal pika jote e lotit

Fryma e nxehtë e të dashurës që të pret

Frymën ma ndal enigmë e shpirtit tënd që s’vdes...!

Unë tretem ngadalë në brishtësinë tënde,

I humbur n’betejën time përjetësisht

Ti mbetesh aty, mbi Tokë, me kujtimin tim gdhendur

Që si ëndërr e keqe të kujtoi

Të jesh njeri,

Thjeshtë njeri, I mirë siç lind, Dashurisht njeri…!"

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco