Weeknd hoqi fashat, tronditën fansat e tij

Weeknd hoqi fashat, tronditën fansat e tij

14:59, 06/01/2021

Vit i ri fytyrë e re!

Reperi i njohur Weeknd ka tronditur miliona fansa të tij anëmbanë botës me pamjen e tij të re.

Ishte e diel 22 nëntor kur reperi kanadez u shfaq në teatrin Microsoft në Los Angeles me fytyrën e mbuluar me fasha.

Dhe më në fund se çfarë fshihej nën fasha është zgjidhur kur ai publikoi këngën e tij të re me titull ‘’Ruaj lotët’’ të cilën e shfaqi premierë të martën dhe vjen nga albumi ‘After Hours’.

Reperi shfaqet me hundën e rikonstruktuar, buzët e fryra dhe shenja të një operacioni ekstrem.

Por përdoruesit e Twitter janë shokuar nga kjo pamje e reperit.

'Nuk më pëlqen", thotë një tifoz i cili është i tmerruar nga ajo që sheh, ndërsa një tjetër  nga një tekst i huazuar nga hiti i vitit 2018 "Can't Feel My Face" thotë: "Vë bast që ai me të vërtetë nuk mund ta ndiejë fytyrën e tij tani" .

Ndërsa shumë të tjerët e krahasuan atë me Joker dhe shumë të tjerë për një version modern të  Michael Jackson.

ImageImage

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco