Ylli i TOWIE Lauren Goodger është përballuar me ndjëkësit pas një deklarate që ajo bëri në lidhje me Covid-19.
Ajo, deklaroi se nuk të bënte vaksinën kundër Covid-19 dhe se kishte frikë nga vaksina.
Lauren u tregua e vendosur në mosmarrjen e vaksinës teksa shprehu dhe mosbesimin e saj tek funksioni i maskave të fytytrës.
Kjo deklarAtë e Lauren vjen vetëm një dityë pasi Kryeministri Boris Johnson, futi Anglinë në një izolim të tretë, në përpjekje për të mbajtur nën kontroll virusin e ri mutant.
Duke shpjeguar arsyen e saj për refuzimin e vaksinës së miratuar nga mjekësia, Lauren më parë tha: 'Unë jam më e frikësuar nga vaksina sesa nga virusi. Do të filloj të imagjinoj se po vdes. Jam E tmerruar Nuk më pëlqen të marr ilaçe. Nuk më pëlqen të marr antibiotikë. '
'Unë nuk dua të injektoj vetveten me diçka që nuk i di efektet afatgjata. Unë kam dëgjuar të gjitha gjërat e ndryshme që janë në të dhe mendoj se e kam pasur Covid tashmë dhe e kam përballuar atë" , shtoi Lauren ndër të tjera.
Mirëpo, pas qëndrimit të Lauren kundër vaksinave dhe maskave mbrojtëse ajo u përball me ndjekësit , të cilët lëshuan një sërë akuzash për të.
Një përdorues shkroi: 'Nuk i pëlqen të marrë ilaçe, por megjithatë ajo është e lumtur të mbushë fytyrën e saj me botoks?!?'
Një tjetër shkruajti: 'Lauren Goodger ka pasur një numër të madh të operacioneve plastike, por ka frikë nga një vaksinë Covid. Jepni dashuri!
Kujtojmë se Lauren u bë e famshme në The Only Way Is Essex’ ndërsa ishte në një lidhje 12-vjeçare me ish-të dashurin Mark Wright.
© SYRI.net