Me kokë në sexhde e me familje, si festuan Vitin e Ri fytyrat publike që iu përkushtuan fesë islame

Me kokë në sexhde e me familje, si festuan Vitin e Ri fytyrat publike që iu përkushtuan fesë islame

12:51, 06/01/2021

Ndërrimi i natë së fundvitit është një nga netët që pritet nga shumë njerëz. Por, besimtarët e fesë islame këtë natë nuk e festojnë, pasi, e konsiderojnë si një mëkat të madh e të pafalshëm. Mirëpo, në mesin e fytyrave të njohura, janë disa prej tyre që iu kanë përkushtuar fesë. Se a kanë festuar ata apo jo, Syri Kosova sjell versionet e tyre

Erdonit HOXHA

Viti i Ri festohet në gjithë botën, por, jo edhe nga besimtarët mysliman, ata të cilët janë të devotshëm në fenë e tyre.

Madje, nëpër rrjetet sociale pikërisht me 31 dhjetor, thuajse çdo vit, shpërndahen fjalime nga hoxhallarë të ndryshëm kosovarë, të cilët bëjnë thirrje që kjo natë mos të festohet, pasi është festë pagane dhe bie ndesh me dispozitat e fesë islame.

Dehja në këtë natë apo ushqimi i tepërt janë disa nga pikat shtyese që kjo festë mos të festohet, të paktën kështu bëjnë të ditur predikuesit e fesë islame.

Por, si kanë festuar ata që u kthyen në atë që njihet si “rruga e drejtë”, ashtu siç quhet nga vet myslimanët?

Syri.net ka kontaktuar këngëtaren Shkendije Muja, e cila së fundmi është mbuluar dhe jetën e saj ia ka përkushtuar fesë.

Shkendija zbuloi se orën 00:00 e priti duke u falur.

“Orën 00:00 të datës 31 dhjetor e kam pritur me kokë në sexhde, duke u falur te i madhi Zot. Nuk kam qenë as të familjarët e mi, pasi, forma se si ka mbetur të bëhet gëzuar me gota, nuk është e preferuar fare” tha Muja.

Si çdo natë tjetër, këtë festë e ka kaluar edhe ish-vokalisti i grupit TNT, Ferki Shala.

Në një prononcim për Syri Kosova, Shala tha se nuk e ka dalluar nga netët tjera, me ndonjë veçanti.

“E kam kaluar me familjen time, si çdo natë tjetër. Nuk është se kam bërë ndonjë dallim, festim apo diçka të tillë.  Si 30, si 31 dhjetor, për mua janë njëjtë” tha ai.

Nga ana tjetër, Syri Kosova provoi të kontaktojë edhe me Gold AG, por, ky i fundit s’ka qenë në dispozicion.

Sidoqoftë, viti 2021 që hyri para gjashtë ditësh, po urohet të jetë më i mirë se 2020-ta.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco