Bebe Rexha flet për vegetën në emisionin amerikan: Nëse jeni shqiptar, duhet ta keni në çdo gatim tuajin

Bebe Rexha flet për vegetën në emisionin amerikan: Nëse jeni shqiptar, duhet ta keni në çdo gatim tuajin

12:34, 06/01/2021

Bebe Rexha nuk hatrroi të përmend ushqimet tradicionale në emisionin e njohur amerikan.

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, në çdo paraqitje të saj, ka treguar me krenari që është shqiptare.

Së fundi, ajo realizoi një video për “Esquire”, në të cilën foli për gjërat e preferuara, ku veçoi disa gjëra të veçanta.

Bebe tregoi çmimet e fituara dhe dhuratat që ka në shtëpi, ndër të tjera edhe një erëz që e përdorin shqiptarët.

Është fjala për vegetën, e cila është pjesë e pothuajse çdo recete të shqiptarëve, andaj për këtë gjë artistja kishte disa fjalë.

“Kjo këtu quhet vegetë, nëse je shqiptar, ti duhet ta kesh këtë. Kjo është si diçka që duhet të jetë në të gjitha gatimet tuaja si shtesa më e preferuar. Kjo është si erëz, nëse gatuani ushqim shqiptar, se si ne i bëjmë si gjërat më të mahnitshme, por kjo është e pabesueshme, e vetmja gjë është që ka pak kripë në të, por ju e dini se çfarë është në rregull. Do ta bëjë ndonjë supë më të shijshme, dhe unë nuk e di pse jam duke e reklamuar këtë”, deklaroi ajo. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco