Apple ndërpret marrëveshjen me Rita Orën/ Thyerja e rregullave të Covid-19 penalizon këngëtaren

Apple ndërpret marrëveshjen me Rita Orën/ Thyerja e rregullave të Covid-19 penalizon këngëtaren

11:30, 06/01/2021

Duket se thyerja e rregullave të izolimit nga Covid-19 i ka kushtuar shumë këngëtares me famë botërore Rita Ora.

Sipas Daily Mail këngëtarja ka ndërprerë dy nga fushatat më të famshme të saj, EE dhe Apple.

Këngëtarja ishte pjesë e reklamës së Apple 12 Pro në Nëntor, por pas thyerjes së rregullave kundër Covid-19 ka ndërprerë në “heshtje” kontratën me markat e mëdha.

Një burim tha për “The Mirror”: “EE e mori shumë seriozisht shkeljen e rregullave dhe nuk donte të dukej sikur po mbështeste veprimet e saj, duke e patur imazh të markës së tyre".

Në këtë reklamë, Rita Ora, u shfaq me një veshjë prej ari, ku dukej si një ‘avatar’.

Kjo reklamë rrëmbeu shumë vëmendje por shumë shpejt vëmendja u largua nga aty, për tu zhvendosur në thyerjen e rregullave të izolimit të Covid-19  nga Rita Ora.

Këngëtarja udhëtoi drejt Egjiptit duke mos respektuar karantinën si dhe festoi ditëlindjen duke mbledhur  miqtë e saj në një lokal në  Londër.

Image

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco