'Qaj gjithë ditën...'/ Covid-19 ndan çiftin më të famshëm në botë

'Qaj gjithë ditën...'/ Covid-19 ndan çiftin më të famshëm në botë

11:00, 06/01/2021

Martesa e 81-vjeçares Iris Jones, me një djalë 45 vite më të ri së vetja, u kthye në kryefjalën e mediave rozë disa muaj më parë.

Por, lajme të reja vijnë nga çifti më i famshëm në botë!

Së fundmi, 81-vjeçarja është përlotur, teksa tregoi se po luftonte për t'i marrë bashkëshortit një vizë për t'u bashkuar me të në Angli.

Duket, se situata pandemike, i ka vështirësuar jetën çiftit, pasi partneri i saj 36-vjeçar, Mohamed Ahmed Ibriham, nuk po merr dot vizën angleze.

Ndërkohë që dhe 81-vjeçarja nuk mund të udhëtojë drejt Egjiptit për shkak të kufizimeve nga pandemia Covid-19.

Ndër të tjera, Jones tha se nuk ka kohë për të humbur dhe se e ka nxitur partnerin e saj të kërkojë shpejtimin e procesit para se të jetë tepër vonë.

“ Kam ditë që jam mirë dhe ka ditë që vetëm qaj gjithë ditën. Jam ndarë nga dikush që e dua, është kaq e vështirë. Nuk kam shumë kohë në anën time”, është shprehur Jones ndër të tjera.

Djemtë e saj, Steve 54-vjeç dhe Darren 53 vjeç, kanë shprehur shqetësimin e tyre për marrëdhënien e nënës, duke e parë atë si një marrëdhënie interesi.

Ndërkohë, Jones këmbëngul se lidhja mes saj dhe Mohamed është shumë e fortë dhe e vërtetë.

Kujtojmë se çifti më i famshëm në botë, u njoh në rrjetin social Facebook, dhe u martua në një ceremoni në qytetin e Kajros, në Egjipt.

     

     

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco