Situata kaotike e Covid-19 shtyn ceremoninë e çmimeve Grammy

Situata kaotike e Covid-19 shtyn ceremoninë e çmimeve Grammy

10:31, 06/01/2021

Pandemia e Covid-19 që ka kapluar botën është kthyer në shkakun e anulimit të shumë organizimeve botërore.

Së fundmi, edhe ndarja e çmimeve Grammy e cila ishte planifikuar për tu mbajtur më 31 Janar është shtyrë, si shkak i rritjeve të numrit të rasteve me Covid-19 në Los Angeles.

Sipas “Rolling Stones” si dhe “Variety”ceremonia e ndarjes së çmimeve Grammy mund të organizohet në Mars.

Kujtojmë, se kjo është ceremonia e ndarjes së çmimeve më të larta në industrinë e muzikës, dhe vetëm pak kohë më parë organizatorët thanë se ceremonia mund të mbahet dhe pa audiencë në tapetin e kuq.

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco