Kim Kardashian dhe Kanye West drejt divorcit/ Pse tani?

Kim Kardashian dhe Kanye West drejt divorcit/ Pse tani?

08:36, 06/01/2021

Kim Kardashian dhe Kaney West po shkojnë drejt divorcit.

Lajmi për ndarjen e çiftit të famshëm vjen nga burime të ndryshme, por e fundit vjen nga ‘Page Six’ ku një burim është shprehur se Kim ka punësuar eksperten Laura Wasser për procedurat.

‘Ata po mbajnë një profil të ulët, por tashmë po divorcohen’ është shprehur burimi duke shtuar :

'Kim ka punësuar Laura Wasser dhe bisedimet  janë duke u zhvilluar për të zgjidhur çështjen'.

Çifti dhe Krishtlindjet i kanë festuar në vila të ndryshme, 40 vjeçarja Kim nuk kishte në gisht unazën e martesës ndërsa 43 vjeçari Kanye qëndroi në fermën e tij luksoze në Wyoming gjatë Krishtlindjeve duke fajësuar Kardashianët për festimet ekstravagante.

‘Kim e detyroi Kanye të shkonte në Wyoming në mënyrë që ata ti zgjdhnin gjërat në heshtje .Marrëdhënia e tyre ka mbaruar’ është shprehur i njëjti burim.   

Pse ato po divorcohen tani?

Ka qenë një vit i trazuar për çiftin, të cilët ndajnë katër fëmijë.

Para se kandidimi i diskutueshëm dhe i pasuksesshëm i West për president të mbaronte në nëntor, dyshja tashmë ishin duke punuar në raportin mes tyre, pas shumë deklaratave të bëra nga reperi në korrik.

Marrëdhënia e tyre u trondit kur West, i cili ka qenë shumë i hapur në lidhje me luftën e tij me çrregullimin bipolar, vuri në shënjestër gruan e tij dhe vjehrrën Kris Jenner në një seri tweets, duke pretenduar se ata u përpoqën ta mbyllnin në një spital. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco