Martohet ‘mbretëresha e futbollit’ për femra me shoqen e skuadrës

Martohet ‘mbretëresha e futbollit’ për femra me shoqen e skuadrës

08:20, 06/01/2021

‘Gruaja Pele’ është përshkruar futbollistja me famë botërore Marta Viera , e cila ka lindur dhe është është rritur në fushat e Brazilit.

Ajo është nderuar dhe nga legjenda e futbollit Pele kur ajo mori titullin ‘’Pele con faldas’’ për shkak të teknikës së shkëlqyer në fushë.

Lojtarja është shpallur gjashtë herë si futbollistja më e mirë nga FIFA por në orët e fundit buzëqeshja e saj ka bërë xhiro në rrjete sociale për një arsye tjetër.

Brazilanja e talentuar që u rrit në Dois Riachos, njoftoi përmes llogarisë së saj personale në Instagram se do të martohet me Tony Deleuze Presley, shoqen e saj të ekipit Orlando Pride në SH.B.A.

‘Ky është një kapitull tjetër në histori që shkruajmë së bashku’ shkroi ajo krahas fotos, duke pozuar e lumtur në krahët e partneres së saj.

Marrëdhënia e saj me Presley tre vite më të re u bë e ditur në 2019 dhe që nga ajo kohë ato nuk e fshehin më dashurinë e tyre.

Vlen të përmdendet se ato kanë dhe ditëlindjen në një ditë (19 shkurt) dhe jetojnë se bashku dhe kanë tre qen me emrin Zoe, Zeca dhe Toby.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco