Këngëtari vdiq nga kanceri, supermodelja flet për martesën me të: Ai ishte dashuria e jetës sime

Këngëtari vdiq nga kanceri, supermodelja flet për martesën me të: Ai ishte dashuria e jetës sime

22:05, 05/01/2021

Supermodelja Iman është shprehur për Harper’s Bazaar, se nuk do të martohet më kurrë pas vdekjes së bashkëshortit të saj të ndjerë, David Bowie.

65-vjeçarja ishte e martuar me muzikantin nga viti 1990, deri kur ai u nda nga jeta në 2016-ën, pas një beteje 18 mujore me kancerin.

Supermodelja tha se muzikanti ishte dashuria e saj e vërtetë, ndërsa pranoi se ndihet e vetmuar me jetën e re.

“Davidi është në zemrat dhe mendjet tona çdo ditë. Ai ishte dashuria ime e vërtetë. Vajzat e mia njëherë më pyetën nëse do të martohesha sërish dhe unë u thashë: ‘Kurrë’,”– u shpreh Iman.

Modelja ka qenë e martuar edhe dy herë të tjera, me Hilton Hassan nga viti 1973 deri në 1975 dhe ish-basketbollistin, Spencer Hayewood nga 1977 deri në 1987.

Iman ka një vajzë 42-vjeçare, Zulekha, me ish-sportistin dhe një vajzë tjetër Alexandria ‘Lexie’ Zahra Jones, 20 vjeç, me David.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco