'Vajza ime', Gigi Hadid poston foto me të voglën e saj dhe mallëngjen fansat

'Vajza ime', Gigi Hadid poston foto me të voglën e saj dhe mallëngjen fansat

20:25, 05/01/2021

Modelja e njohur, Gigi Hadid u bë nënë për herë të parë gjatë muajit shtator, dhe që nga ai moment akoma nuk ka ndarë me ndjekësit as emrin dhe as portretin e vogëlushes së saj.

Së fundmi, Gigi ka publikuar në Instagram nje foto ku shihet se vogëlushja ka kapur gishtin e saj, teksa ka shkruar “Vajza ime”.

Zayn, Gigi dhe vajza e tyre kaluan së bashku Krishtlindjet me familjen Hadid, duke qenë më të lumtur se kurrë.

Jeta e dy të rinjve ka ndryshuar shumë pas ardhjes në jetë të vajzës së tyre, teksa janë treguar super të rezervuar rreth detajeve si gjatë shtatzënisë së modeles, ashtu edhe pas lindjes së saj.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco