Aktorja e njohur zbulon se djali i saj 3-muajsh është prekur nga Covid dhe është i shtruar në spital

Aktorja e njohur zbulon se djali i saj 3-muajsh është prekur nga Covid dhe është i shtruar në spital

18:34, 05/01/2021

3 muaj më parë, aktorja Jessie Cave dhe partneri i saj Alfie Brown u bënë prindër për herë të tretë.

Por së fundmi, ylli i “Harry Poter” ka treguar në Instagram se djali i saj 3 muajsh është pozitiv me Covid-19 dhe është shtruar në spital.

33 vjeçare ndau me ndjekësit të martën në mëngjes një foto të djalit të saj në një shtrat spitali.

“Unë pashë lajmet për bllokimin nga një dhomë e izoluar në spital. Foshnja ime është pozitive. Ai është në rregull dhe po bëhet mirë, por ata janë vigjilentë dhe të kujdesshëm, fatmirësisht.

Ky lloj virusi është shumë i fuqishëm dhe ngjitës, kështu që unë shpresoj që njerëzit të kenë kujdes më të madh në javët e ardhshme.

Me të vërtetë nuk doja që ky të ishte fillimi i vitit të ri për familjen time. Me të vërtetë nuk doja të kthehesha në një spital kaq shpejt pas lindjes së tij traumatike./Dailymail/ pershtati:K.H/Syri.net/

 

 

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco